Sport

Askush si Ademi, i pari me dhjetë tituj të kampionit me Dinamon e Zagrebit

 

Arijan Ademi vazhdon të shkruaj historinë e futbollit kroat. Kapiteni i Dinamos së Zagrebit është bërë i pari lojtar në histori të klubit të famshëm që ka fituar dhjetë tituj të kampionit. Dhe historia e Dinamos është shumë e pasur.

“Kapiteni Arijan Ademi ka shtuar një tjetër trofe në koleksionin e tij të sukseseve historike. Ai është i pari në histori të klubit tonë që ka fituar dhjetë tituj të kampionit. Urime kapiten”, ka shkruar Dinamo.