Sport

Reali interesohet për Aouarin

 

Skuadra e Real Madridit është futur në garë për shërbimet e mesfushorit të Lyonit, Houssem Aouar ka njoftuar të martën “Mundo Deportivo”.

Bëhet e ditur se Aouar po pëlqehet nga drejtuesit e ekipit spanjoll, të cilët janë të gatshëm të ofrojnë rreth 30 milionë euro për transferimin e tij në fund të sezonit. Aouar pritet të largohet nga Lyoni gjatë verës dhe është i gatshëm për një aventurë të re.