Sport

Leicester City mposht Man Unitedin në “Old Trafford”

 

Leicester City e ka mposhtur Manchester Unitedin në “Old Trafford” me rezultat 2:1, në ndeshjen e javës së 36-të të Premier Leagues. Kjo fitore e mban Leicesterin në garë për një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve.

Renditet në pozitën e tretë me 64 pikë, aq sa ka edhe Chelsea një vend më poshtë, por që Chelsea ka një ndeshje më pak të luajtur. Luke Thomas (10’) dhe Caglar Soyuncu (66’) shënuan golat e fitores për Leicesterin. Kurse golin e vetëm për Unitedin e realizoi Mason Greenwood. Manchester Uniedi renditet në pozitën e dytë me 70 pikë.