Sport

Ylli shkruan historinë, shpallet kampion për herë të parë

 

Golden Eagle Yllit i kanë mjaftuar tri ndeshje të serisë finale të plejofit të Superligës së Kosovës në basketboll për t’u shpallur kampion i këtij edicioni. Në ndeshjen e tretë të kësaj serie, që u zhvillua të martën mbrëma në palestrën “Karagaçi”, Ylli triumfoi ndaj skuadrës së Pejës me rezultatin e ngushtë, 70:67.

Për Yllin, kjo ishte fitorja e tretë në po aq ndeshje të zhvilluara të serisë finale. Ka fituar titullin e kampionit për herë të parë.