Sport

Kasami shënon në fitoren e Baselit

 

Mesfushori Pajtim Kasami ka kontribuar me një gol në fitoren e re të Baselit. Të martën mbrëma, Baseli fitoi 2:0 ndaj Luganos, në kuadër të javës së 34-t të Superligës së Zvicrës. Kasami shënoi me goditje me kokë në minutën e 19-të. Kasami ishte i vetmi prej shqiptarëve që startoi te Baseli. Amir Abrashi u aktivizua si zëvendësues, ndërsa Albian Hajdari qëndroi në stol.

Baseli është i dyti me 50 pikë.