Sport

Përforcohet përfaqësuesja e Kosovës në tenis

 

Një tenist shqiptar që sportin e ka mësuar në Zvicër do të jetë pjesë e përfaqësueses së Kosovës. Federata e Tenisit e Kosovës të martën mbrëma ka njoftuar se 19-vjeçari Jasin Jakupi ka pranuar që të bashkohet me përfaqësuesen e Kosovës.

“Jasin Jakupi ka pranuar të luaj për Kosovën. 19-vjeçari me prejardhje nga Presheva, i cili jeton në Zvicër, do t’i bashkohet përfaqësueses së Kosovës në Kampionatin Botëror të tenisit, Davis Cup. Jasini do të jetë një përmbushje e mirë e ekipit të Kosovës. Jasini tashmë do të filloj me procedurat e pajisjes me pasaportën e Kosovës, që t’i bashkohet ekipit zyrtarisht dhe të na përfaqësoj denjësisht”, thuhet në njoftim. Federata e Tenisit edhe në të kaluarën ka hapur dyert për lojtarë cilësorë nga vendet evropiane. Por në disa federata të sporteve individuale nuk angazhohen shumë për të afruar sportistë shqiptarë nga shtetet evropiane.