Sport

Serena Williams pëson humbje në meçin e saj të 1000-të në karrierë

Foto: AP
 

Tenistja amerikane Serena Williams ka pësuar humbje në meçin e saj të 1000-të në karrierë. Williams është mposhtur me 2:0 në sete (7:6 dhe 7:5) nga argjentinasja Nadia Podoroska në kuadër të turneut “Italian Open”.

Williams ka luajtur ndeshjen e parë garuese që nga mesi i shkurtit. 39-vjeçarja nuk ishte në nivelin më të mirë dhe pësoi bindshëm.