1 perditesime
Sport

Idrizi luan 77 minuta në debutimin e tij në Bundesligë

Idrizi luan 77 minuta në debutimin e tij në Bundesligë
20:01

Idrizi luan 77 minuta në debutimin e tij në Bundesligë

Blendi Idrizi ka debutuar sot në Bundesligë në humbjen që Schalke e pësoi 2:1 në shtëpi nga Hertha e Berlinit.

Idrizi luajti 77 minuta, ndërsa për Schalken titullar ishte po ashtu edhe Shkodran Mustafi dhe luajti tërë ndeshjen.

Schalke ka rënë nga Bundesliga tashmë. Dy xhiro pa përfunduar stinori i ka 13 pikë nga 32 ndeshje.

18:48

Blendi Idrizi debuton me Schalken

Blendi Idrizi ka debutuar me Schalken në Bundesligë.

Të mërkurën, Idrizi ka nisur takimin prej minutës së parë me Schalken që tashmë ka rënë nga elita e futbollit gjerman. Titullar në këtë duel është edhe Shkodran Mustafi, qendërmbrojtësi tjetër shqiptar që erdhi nga Arsenali.

23-vjeçari Idrizi, mesfushor me tipare sulmuese, ka luajtur 31 herë në edicionin e sivjetmë në të gjitha garat me Schalken II, ka shënuar gjashtë gola dhe ka pesë asistime.