Sport

Chelsea interesohet për Verrattin

 

Skuadra e Chelseat ka shprehur interesim për mesfushorin e Paris Saint-Germainit, italianin Marco Verrati kanë njoftuar mediumet angleze të enjten.

Mësohet se trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel, i cili ka punuar me Verrattin te PSG-ja, po e kërkon me ngulm transferimin e italianit gjatë kësaj vere. Madje, Tuchel është i gatshëm të ofrojë mbi 50 milionë euro dëmshpërblim për ta bindur ekipin francez në lirimin e Verrattit. 28-vjeçari është pjesë e Parisit prej vitit 2012 dhe deri më tani ka regjistruar mbi 350 ndeshje në të gjitha garat. Verratti ka kontratë me PSG-n deri në verën e vitit 2024 kurse këtë sezon ka gjashtë asistime në 31 ndeshje.