Sport

Vrenezi shënon në humbjen e Regensburgut

 

Vetëm tetë minuta lojë i janë dashur futbollistit kosovar Albion Vrenezi për të shënuar gol me skuadrën e Regensburgut.

Por goli i tij nuk ia shmangu humbjen në udhëtim Regensburgut, që u mposht nga Holstein Kieli me rezultatin 3:2. Ishte ndeshje e mbetur e xhiros së 28-të në Bundesliga 2, që është rangu i dytë i futbollit gjerman.