Sport

Maitland-Niles do të largohet nga Arsenali këtë verë

 

Ainsley Maitland-Niles do të largohet nga Arsenali në mënyrë të përhershme këtë verë, raporton The Telegraph.

Reprezentuesi anglez, i cili aktualisht është i huazuar në West Brom, është një nga 12 lojtarët që Topçinjtë janë të përgatitur të dëgjojnë ofertat.