Sport

Wolvesi i cakton çmimin Rui Patricios

 

Portieri i Portugalisë, Rui Patricio do të largohet nga skuadra e Wolverhamptonit pas përfundimit të sezonit aktual. Mediumet britanike kanë raportuar të premten se krerët e Wolvesit tashmë i kanë caktuar çmimin Patricios pasi portieri portugez ka kërkuar largimin.

Për ta lënë Patricion në verë të lirë, Wolvesi po kërkon dhjetë milionë euro dëmshpërblim. Portieri 33-vjeçar ka kontratë me ekipin anglez deri në vitin tjetër por ka kërkuar të largohet nga Premier League pas tri vjetësh. Këtë edicion, Patricio ka regjistruar 35 paraqitje për Wolvesin në të gjitha garat. Kohët e fundit, interesim për portierin portugez ka shprehur skuadra nga Serie A, Roma.