Sport

Strakosha kërkon largimin

 

E ardhmja e Thomas Strakoshës te Lazio mbetet në dyshim. Portieri shqiptar, sipas gazetës italiane “Gazzetta dello Sport”, mund të largohet në muajin qershor nga klubi kryeqytetas.

Strakosha thuhet se është i pakënaqur me situatën e tij te klubi italian, pasi ka humbur vendin e titullarit pas problemeve që pati me trajnerin Inzaghi.