Sport

Werderi ndan rrugët me trajnerin Kohfeldt

 

Werderi Bremeni edhe zyrtarisht ka ndarë rrugët me trajnerin Florian Kohfeldt.

Werderi e nisi mirë këtë edicion të Bundesligës, por në pjesën e dytë të sezonit pati rezultate të dobëta çka ka bërë që skuadra ku luan Milot Rashica të zbresë në vendin e 16-të, vend që të dërgon në barazh për mbetje në Bundesligë.