Sport

Reali e Barcelona në garë për portierin Pastor

Foto: Twitter
 

Real Madridi e Barcelona janë në garë për transferimin e portierit të Sevillas, Alfonso Pastor, raporton gazeta “AS”.

Atletico Madridi po ashtu është duke u interesuar për 20-vjeçarin. Pastor do të mbetet lojtar i lirë në fund të qershorit, pasi i skadon kontrata me Sevillan.