1 perditesime
14:59

Dy gola të Manajt nuk mjaftojnë, Barcelona B mposhtet në barazh

Dy gola të Rey Manajt nuk i kanë mjaftuar Barcelonës B për të mposhtur Murcian në ndeshjen për barazh në Kategorinë e Tretë të Spanjës.

Barcelona B ka pësuar pas penalltive me rezultatin 5:4. Koha e rregullt përfundoi 2:2, ndërsa me të njëjtin rezultat përfunduan edhe shtesat.

Manaj realizoi golin e parë nga penalltia në minutën e 46-të, ndërsa të dytin me një depërtim individual në minutën e 64-të, duke e marrë topin afro 60 metra larg portës kundërshtare. Ai depërtoi duke kaluar disa mbrojtës kundërshtar para se të realizonte.

13:48

Manaj me gol spektakolar për ekipin B të Barcelonës

Sulmuesi i Shqipërisë, Rey Manaj ka realizuar gol spektakolar për Barcelonën B, duke depërtuar pasi mori topin 60 metra nga porta kundërshtare. Barcelona B është duke barazuar 2:2 me Murcian në plejofin e Kategorisë së Tretë të Spanjës. Në të vërtetë Manaj realizoi dy gola. Të parin nga penalltia në minutën e 46-të, e të dytin me një aksion individual në minutën e 64-të.

Ndeshja ka shkuar në shtesa.