Sport

Barcelona fiton Ligën e Kampionëve te futbollistet

Foto: AP
 

Barcelona ka dominuar finalen për ta fituar Ligën e Kampionëve për futbolliste. Finalja e edicionit 2020/2021 u luajt të dielën mbrëma në Goteborg të Suedisë.

U takuan Chelsea dhe Barcelona, ndërsa ekipi spanjoll fitoi 4:0. Barça i dha fund dilemës së fituesit që në pjesën e parë. Leupolz shënoi autogol, Alexia realizoi penallti, ndërsa nga një gol e shtuan Bonmati dhe Graham Hansen.