Sport

Man Unitedi do të bëjë ofertë për Kanen

 

Këtë javë Manchester Unitedi pritet që të bëjë ofertë për Harry Kanen e Tottenhamit këtë javë, shkruan “Tribal Football”. Sulmuesi anglez është në radarin e Unitedi që një kohë të gjatë dhe marrëveshja pritet që të finalizohet këtë verë, pavarësisht faktit që klubi anglez ia ka vazhduar kontratën sulmuesi Edinson Cavanit.

Kane kishte deklaruar ditë më parë se dëshiron të largohet nga Tottenhami dhe të luajë për një skuadër që synon të fitojë trofe. Për 27-vjeçarin vazhdimisht ka shprehur interesim edhe Real Madridi si dhe disa klube të tjera evropiane.