Sport

Basketbollistet mblidhen për herë të parë

 

Basketbollistet e Përfaqësueses A të Kosovës janë grumbulluar për herë të parë. Grumbullimi i parë i basketbollisteve është bërë të hënën dhe kishte karakter informues dhe si hap i parë për formimin e Përfaqësueses për pjesëmarrje në ngjarjet e ardhshme kualifikuese.

Kështu ka njoftuar Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK). Kosova për herë të parë do të marr pjesë në Kmapionatin Evropian për shtete të vogla që do të mbahet nga 20 deri më 25 korrik në Qipro, ndërsa përzgjedhës është Fidan Shatri.