Sport

Roma interesohet për Wijnaldumin

 

Skuadra e Romës po synon transferimin e mesfushorit holandez Georginio Wijnaldum gjatë kësaj vere, ka raportuar të martën “Gazzetta dello Sport”. Bëhet e ditur se trajneri i ri i Romës, Jose Mourinho po insiston në transferimin e Wijnaldumit që do të jetë lojtar i lirë pas sezonit aktual. Wijnaldum është pjesë e Liverpoolit por ka refuzuar rinovimin e kontratës që i skadon muajin tjetër duke paralajmëruar largimin nga ekipi anglez.

Roma është e gatshme t’i ofrojë Wijnaldumit kontratë tri vjeçare me pagë vjetore prej katër milionë eurosh vetëm për të mposhtur konkurrencën e Barcelonës, Bayern Munichut e Juventusit. Mesfushori 30-vjeçar është pjesë e Liverpoolit prej vitit 2016 kurse këtë sezon ka shënuar tri gola në 49 ndeshje në të gjitha garat.