Shabani mposhtet bindshëm në çerekfinale të Evropianit

Shabani mposhtet bindshëm në çerekfinale të Evropianit
Elhami Shabani ka humbur bindshëm rezultatin 7:0 nga karateisti i Ukrainës, Stanisal Horuna në çerekfinale të kampionatit Evropian që po mbahet në Poreç të Kroacisë.
Shabani pësoi disfatë në raundin e katërt në kategorinë deri 75 kilogramë.
Karateisti Shabani i ka fituar dy luftëra. Në raundin e dytë kaloi çekun Jakub Matejka, ndërsa mposhti turkun, Erman Eltemur.
Raundin e parë e ka kaluar pa luftë.
Elhami Shabani fiton dy luftëra në Evropian
Karateisti Elhami Shabani ka fituar dy luftëra në kampionatin Evropian që po mbahet në Poreç të Kroacisë.
Shabani i kategorisë deri 75 kilogramë në raundin e dytë kaloi çekun Jakub Matejka, ndërsa mposhti bindshëm turkun, Erman Eltemur.
Raundin e parë e ka kaluar pa luftë, kurse në raundin e katërt do ta ketë përballë ukrainasin, Stanisalv Horuna.
Humb edhe Adelina Rama
Adelina Rama ka humbur në raundin e dytë të kampionatit Evropian të karatesë që po mbahet në Poreç të Kroacisë.
Rama e kategorisë deri 61 kilogramë humbi nga danezja, Sarah Aakermann me rezultatin 3:0.
Në raundin e dytë, Rama u kualifikua pa luftë.
Shabani fiton luftën e parë, ndalet në të dytën
Benjamin Shabani e ka fituar luftën e parë, ndërsa është ndalur në luftën e dytë në kampionatin Evropian të karatesë që po mbahet në Poreç të Kroacisë.
Shabani në luftën e parë në kategorinë deri 84 kilogramë mposhti karateistin nga Gjeorgjia, Khvicha Kiparoidze me rezultatin 3:2, ndërsa humbi nga polaku Muchal Babos me rezultat 5:4.
Sejdijaj eliminohet nga Evropiani i karatesë
Diellza Sejdijaj është eliminuar nga kampionati Evropian i karatesë që po mbahet në Poreç të Kroacisë.
Sejdijaj në kategorinë deri në 68 kilogramë, u mposht të mërkurën nga karateistja e Austrisë, Alisa Buchinger.
Për të mërkurën garat i kanë mbyllur edhe Fortesa Orana dhe Herolind Nishevci. Të dy karateistët të dielën do të luftojnë për medalje të bronztë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Te Ballkani besojnë se mund ta arrijnë plejofin

Benzema kalon Raulin

Gomezi te City

Reali fiton Superkupën e Evropës për herë të pestë

Morata mund ta ndihmojë Atleticon ta kompletojë sulmin për sezonin e ri

Damsgaard i bashkohet Brentfordit

Sahiti titullar në kualifikimin e Hajdukut

Prishtina fiton miqësoren e fundit para nisjes së kampionatit

Kosova në mesin e katër shteteve më të forta në xhudo

Volejboll, Kosova U19 nis me humbje në Kampionatin Ballkanik

89-shi prezanton mbrojtësin Hana
