Sport

Prishtina feston, skuadra të tjera luajnë për Evropë e mbijetesë

 

Xhiroja e 36-të, e fundit e edicionit 2020/21 në Superligën e Kosovës në futboll, do të përcaktojë fatin e shumë skuadrave të elitës së vendit.

Në fakt, vetëm pas kësaj xhiroje do të dihet se cila skuadër do t’i bashkohet Prishtinës e Llapit në gara evropiane edicionin e ardhshëm. Po ashtu, xhiroja e fundit do të përcaktojë se cila skuadër së bashku me Besën do të bie në Ligën e Parë dhe cila do të luajë në barazh me Dukagjinin për vend në Superligë.