Sport

Miqësorja Turqi – Azerbajxhan gjykohet nga gjyqtarët e Kosovës

 

Gjyqtari Genc Nuza dhe asistentët e tij Fatlum Berisha, Bujar Selimaj dhe Visar Kastrati do të ndajnë drejtësi në ndeshjen miqësore në mes Turqisë dhe Azerbajxhani.

Kjo ndeshje do të zhvillohet të enjten në “Oba Stadyumu” në Alanya. Turqia është pjesëmarrëse në Evropianin e kësaj vere dhe kjo miqësore zhvillohet në kuadër të përgatitjeve të saj për Evropianin që nis më 11 qershor.