4 perditesime
22:57

Chelsea, kampion i Evropës

Skuadra e Chelseat e ka fituar trofeun e Ligës së Kampionëve për edicionin 2020/21.

Në finalen e luajtur në stadiumin “Estadio do Dragao”, Chelsea ka mposhtur kampionin e Premier Leagues, Manchestet Cityn me rezultatin minimal 1:0.

Golin e fitores për Chelsean e shënoi mesfushori gjerman Kai Havertz në minutën e 43-të pas asistimit të Mason Mountit.

Për Chelsean, ky është trofeu i dytë i Championsit në histori të klubit, pasi të parin e fitoi në vitin 2012.

21:51

Chelsea në epërsi pas pjesës së parë

Mesfushori gjerman Kai Havertz e ka kaluar në epërsi Chelsean ndaj Manchester Cityt ne finalen e Ligës së Kampionëve. Havertz shënoi në minutën e 43-të pasi mori top nga Mason Mount dhe kaloi portierin Ederson për të shënuar në portën e zbrazët. Për Havertzin, ky është goli i parë këtë sezon në 12 ndeshje të luajtura në Champions.

21:45

Chelsea kalon në epërsi

Kai Havertz ka kaluar Chelsean në epërsi prej 1:0 në minutën e 43-të.

https://streamwo.com/hjPpk2T

 

21:02

Nis finalja Chelsea-City

Ka nisur finalja e Champions Leagues mes Chelseas dhe Manchester Cityt. Ndeshja po zhvillohet në stadiumin Estádio do Dragão të Portos, Portugali.

19:56

Formacionet zyrtare Chelsea-City

Chelsea dhe Manchester City kanë publikuar formacionet zyrtare për finalen e Champions Leagues që luhet sonte në Portugali nga ora 21:00.

Formacioni i Chelseat:

Mendy, Azpilicueta, Thiago Silva, Rudiger, James, Kante, Jorginho, Chilëell, Mount, Werner, Havertz

Formacioni i Cityt:

Ederson, Walker, Dias, Stones, Zinchenko, De Bruyne, Bernardo, Mahrez, Sterling, Foden.

Image
Image