Sport

Selmani i Kosovës fiton Kupën e Suedisë me Hammarbyn

 

Astrit Selmani e ka fituar Kupën e Suedisë me skuadrën e Hammarbyt. Ndeshja finale e Kupës suedeze u zhvillua të dielën në mes të Hammarbyt dhe Hackenit.

Hammarby fitoi nëpërmjet penalltive 5:4. Koha e rregullt dhe ajo e vazhdimit dy herë nga 15 minuta përfundoi baras 0:0, ndërsa sulmuesi i Kosovës Selmani luajti deri në fund të takimit.