Me pasion ka festuar David Tomassini pasi shënoi gol ndaj Kosovës, të martën mbrëma në “Fadil Vokrri”.
Kosova fitoi 4:1 ndaj San Marinos, falë katër golave të Vedat Muriqit. Por shumë është raportuar në mediat e ndryshme ndërkombëtare poër golin e Tomassinit. Ai erdhi pas reagimit të dobët të mbrojtjes së Kosovës, por për San Marinon kishte vlerë të mëdha. San Marino është e fundit në ranglistën e FIFA-s, pra llogaritet përfaqësuesja më e dobët në botë.
Humbjet janë të rregullta për San Marinon, ndërsa shënimi i golit shumë i rrallë. Para ndeshjes me Kosovën, synimi i San Marinos ishte të shënonte gol. Dhe këtë e arriti në fund të takimit. “Festë pasi më në fund San Marino shënon gol”, ka shkruar agjencia e njohur e lajmeve Reuters, ndërsa tekstin e saj e kanë përcjellë media të shumta evropiane.
Tomassini shënoi pak pas aktivizimit, ndërsa për San Marinon ishte goli i parë që ai i shënuar ndaj Kazakistanit në humbjen 3:1, në nëntor të vitit 2019. Në ndeshje si mysafire, San Marino nuk ka shënuar për kohë dukshëm më të gjatë. Në shtator të vitit 2017, San Marino kishte pësuar 5:1 nga Azerbajxhani. San Marino është vend me 33 mijë banorë. Nuk ka fituar ende ndeshje garuese.
“San Marino kthehet te goli me David Tomassinin: 4:1 për Kosovën”, ka shkruar sajti i televizionit të San Marinos. “Katër golat e Muriqit dënojnë San Marinon, që kthehet te goli në udhëtim pas afro katër vjetësh”.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.