Sport

Ronaldo ka mbështetjen nga ekipi i talentuar i Portugalisë për të thyer rekorde në Evropian

Foto: AP
 

Cristiano Ronaldo, që është në ndjekje të rekordeve, nuk do të jetë “atraksioni” i vetëm te Përfaqësuesja e Portugalisë, që do të përpiqet ta fitojë titullin e dytë rresht në Kampionatin Evropian.

Ronaldo do të përpiqet të bëhet shënuesi më i mirë i të gjitha kohërave me një ekip kombëtar, por këtë herë do të ketë shumë më tepër për t’u parë në ekipin e Portugalisë. Kampionia në fuqi do ta ketë një prej ekipeve të saj më të talentuara ndër vite në “Euro 2020” të mbushur me lojtarë që mund ta mbështesin Ronaldon drejt thyerjes së rekordeve dhe ta bëjnë Portugalinë përsëri një pretendente për titull.