Sport

Milani synon Firpon

 

Milani po mendon të bëjë ofertë për mbrojtësin anësor të Barcelonës, Junior Firpo, raporton “Calcio Mercato”.

Milani planifikonte ta mbante Diogo Dalotin, të cilin e kishte huazuar nga Manchester Unitedi, por Unitedi nuk mendon ta shesë Dalotin për më pak se 20 milionë euro.