Sport

MSH-ja dhe MKRS-ja japin shpresë për kthim të shikuesve në ngjarje sportive

 

Ministria e Shëndetësisë dhe ajo e Kulturës, Rinisë dhe Sportit kanë dhënë shpresë se shpejt mund të marrin vendim për lejimin e shikuesve në ngjarje sportive. Por si në MSH ashtu edhe MKRS nuk kanë dhënë ndonjë datë se kur mund të ketë kthim të shikuesve.

Ka shpresë se kthimi i shikuesve mund të ndodhë pas datës 16 qershor, kur edhe do të ketë një vlerësim të ri për situatën epidemiologjike dhe mundësisë së lehtësimit të masave.