Sport

Barcelona siguron Depayn

 

Memphis Depay do të jetë futbollisti i tretë që do të transferohet te Barcelona si lojtar i lirë gjatë kësaj vere. Mediumet e huaja, kanë raportuar të hënën se Depay ka arritur marrëveshje me Barcelonën, ekip që i ka ofruar kontratë deri në verën e vitit 2024. Sezonin e fundit, Depay ishte pjesë e skuadrës së Lyonit dhe shënoi 22 gola e bëri 12 asistime në 40 ndeshje në të gjitha garat.

Sulmuesi 27-vjeçar, do të jetë lojtari i tretë i lirë që i bashkohet Barcelonës për sezonin e ri. Para tij, Barcelona ka siguruar shërbimet e sulmuesit Sergio Aguero dhe mbrojtësit Eric Garcia, të cilët ishin pjesë e Manchester Cityt.