Sport

“Dardanët” kërkojnë suksesin ndaj përfaqësueses që e ndali në barazim Turqinë

 

Ndeshja me Guinenë do të ishte sfidë e vërtetë për përfaqësuesen A të Kosovës në futboll. Guineja është përfaqësuese e respektuar afrikane, me lojtarë që luajnë në nivel të lartë dhe me suksese të lakmueshme në nivel kontinental.

Kosova me Guinenë takohet të martën nga ora 16:00 në Manavgat të Turqisë. Por selektori Bernard Challandes ka nën urdhra kryesisht lojtarë që janë kandidatë për vend në përfaqësuese. Pra, ndaj Guinesë, Kosova nuk luan me ekipin më të fortë. Nuk është asnjë prej ekipit të parë, ndërsa nën urdhrat e Challandesit janë shumë lojtarë të Superligës.