Sport

Kampionia e botës nuk gabon në miqësore

Foto: AP
 

Me dy gola të Olivier Giroudit dhe një të Antoine Griezmann, Franca e ka fituar ndeshjen miqësore ndaj Bullgarisë me rezultatin 3:0.

Ndeshja miqësore u zhvillua në Paris para pesë mijë shikuesve, ndërsa ishte ndeshja e fundit për kampionen e Botës para kampionatit evropian që nis të premten. Griezmann e shënoi golin në minutën e 29-të, kurse Giroud në minutën e 83-të. Giroud golin e tretë e shënoi në minutën e 90-të.