Sport

Prishtina prezanton tri transferime

 

Kampioni i Kosovës në futboll, FC Prishtina, ka prezantuar të shtunën tre transferimet e reja për të përforcuar sulmin.

Në klubin bardhekaltër janë transferuar Mendurim Hoti nga Feronikeli, Xhevdet Shabani nga Drita dhe Bleart Tolaj nga Hajduku.