Sport

Vazhdon fati i keq i Szczesnyt në Kampionate Evropiane

 

Portieri i Polonisë, Wojciech Szczesny nuk ka pasur shumë fat në ndeshjen hapëse në Kampionate Evropiane. Është përjashtuar në vitin 2012. Është lënduar në vitin 2016. Tani ka realizuar autogol në Euro 2020. Anëtari i Juventusit është bërë portieri i parë që ka shënuar autogol në Kampionate Evropiane. Kjo ndodhi të hënën në humbjen 2:1 të Polonisë nga Sllovakia.

Por Szczesny nuk ka mundur të bëj shumë për këtë. Ai tashmë ishte hedhur në tentim për të bllokuar gjuajtjen e Robert Mak në minutën e 18-të. Topi shkoi në shtyllë e prej shtyllës në dorën e tij dhe përfundoi në rrjetë. Ai nuk kishte përkrahjen e bashkëlojtarëve kur Milan Shkriniar shënoi golin e fitores në minutën e 69-të. Szczesny ka stabilizuar veten si një nga portierët më të besueshëm në Evropë.