Sport

Federata e Maqedonisë së Veriut kërkon dënim të ashpër për Arnautoviqin

 

Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut ka reaguar të hënën lidhur me fyerjet në baza kombëtare të lojtarit të Austrisë, Marko Arnautoviq ndaj futbollistit shqiptar të Maqedonisë së Veriut, Ezgjan Alioski.

Arnautoviq, që thotë se është me prejardhje serbe, ka sharë në gjuhën serbe Alioskin, duke e fyer edhe në baza kombëtare. Arnautoviq ka kërkuar falje të hënën, por Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut, ka kërkuar nga UEFA që ta dënojë lojtarin e Austrisë.