Sport

Kosova U19 fiton miqësoren me Shqipërinë

 

Përfaqësuesja U19 e Kosovës në futboll ka shënuar fitore ndaj Shqipërisë U19 në ndeshje miqësore. Të mërkurën në Elbasan, të rinjtë e Kosovës fituan 1:0. Golin e shënoi kapiteni Lonard Shala, nga penalltia në pjesën e dytë.

Sipas njoftimit të FFK-së, paraqitja e lojtarëve të Kosovës ishte e mirë dhe ajo u shpërblye me fitore.