Sport

Drita nuk ndalet, zyrtarizon Muharrem Jasharin

 

Pak orë pasi prezantoi Arbnor Mujën, Drita nga Gjilani e ka zyrtarizuar edhe mesfushorin Muharrem Jashari. Jashari ka nënshkruar kontratë me klubin nga Gjilani deri në vitin 2024 dhe i është bashkuar ekipit të mërkurën.

“Njëri prej super mesfushorëve të Superligës ka zgjedhur klubin tonë për të vazhduar karrierën e tij dhe zyrtarizimi është bërë nga presidenti i klubit Valon Murseli. Muharrem Jashari i njohur si MULI, mes shumë ofertave nuk e kishte të vështirë që të zgjidhte klubin tonë andaj do të jetë një forcë shtesë për trajnerin Nuhiu që do ta ketë në dispozicion menjëherë. Muli ka nënshkruar kontratë afatgjate me klubin dhe do të jetë pjesë e klubit tonë deri në qershor të 2024”, shkruan ndër të tjera në njoftimin e Dritës. 23-vjeçari nga Mitrovica si lojtar është rritur te Trepça ’89, ku e ka fituar edhe titullin e kampionit. Jashari ka qenë pjesë e Kosovës U21, kurse së fundmi ishte i ftuar edhe te Kosova A në dy miqësoret e fundit kundër Guinesë dhe Gambisë.