Sport

Bucksat eliminojnë favoritin kryesor dhe prekin finalen e Lindjes

FOTO: AP
 

Milwaukee Bucks kanë zhvilluar ndeshje të çmendur përballë Brooklyn Nets, duke i mposhtur në ndeshjen e shtatë me rezultat 115:111 dhe duke siguruar plasmanin në finalen e Konferencës së Lindjes.

Lojtari më i dalluar i ndeshjes ishte Kevin Durant i Nets me 48 pikë dhe nëntë kërcime. Amerikani ishte vendimtar me një kosh të shënuar për ta dërguar ndeshjen në shtesë, por në fund nuk ia doli të shënonte për tre pikë.