Sport

Hashani: Llapin e penalizon mungesa e përvojës

Foto: KTV
 

Trajneri i futbollit, Erdin Hashani ka thënë se Llapi mund të penalizohet shkaku i mungesës së përvojës së garave ndërkombëtare. Ai ka thënë se kundërshtari Shkupi favorizohet për shkak të paraqitjes në garat e Evropës.

"Llapi ka më shumë informata se Prishtina dhe Drita. Llapi mund te penalizohet për shkak të përvojës që i mungon, kurse Shkupi ka përvojë ndërkombëtare. Llapi është mësuar të heq dhe të sjell lojtar. Në ligën e Kosovës ka kohë të komponohet, por jo edhe në nivel të tillë. Ne jemi me të gjitha skuadrat, Llapin, Prishtinën dhe Dritën, pasi e përfaqësojnë Kosovën”, ka thënë Hashani në emisionin Sporti Total të KTV-së.