Sport

Barcelona monitoron situatën e Insignes

 

Lorenzo Insignes i skadon kontrata me Napoli në verën e vitit 2022. Por, italiani nuk ka gjetur gjuhë të përbashkët me drejtuesit e klubit italian për ta vazhduar atë.

Sipas “Sportitalia”, tensionet mbesin me presidentin Aurelio De Laurentiis dhe për këtë kapiteni i Napolit nuk është i sigurt që të vazhdojë qëndrimin edhe me gjatë.