Sport

Atleti Musa Hajdari merr ftesë për të garuar në LO “Tokio 2020”

 

Atleti kosovar Musa Hajdari ka marrë ftesë për ta përfaqësuar Kosovën në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.

Lajmi është konfirmuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës, që ka thënë se KOK-u dhe Federata e Atletikës së Kosovës kanë pranuar ftesën sipas vendit të rezervuar për univerzalitetin.