Sport

Salernitana rrezikon të mos luaj në Serie A

 

Federata Italiane e Futbollit i ka dhënë Claudio Lotitos afat deri të shtunën ta shesë Salernitanën, në të kundërtën Salernitana do të përjashtohet nga Serie A dhe në vend të saj do të luajë Benevento.

Federata Italiana hodhi poshtë përpjekjen e Lotitos për të kaluar pronësinë e Salernitanas në një “besim të verbër”, duke i dhënë kohë deri të shtunën në ora 20:00 për të zgjidhur problemin. Salernitana u promovua në Serie a për herë të parë pas 22 vjetësh, por Lotito, që është gjithashtu pronar i Lazios, duhet ta shesë klubin, pasi një person nuk mund të mbajë dy klube në të njëjtën kohë për shkak se përbën konflikt interesi. Është e ndaluar po ashtu të shitet klubi te ndonjë i afërt deri në gjeneratën e katërt.