Përfaqësuesja U20 e Kosovës në basketboll (femrat), e ka nisur me humbje garën “European Challengers”.
Kosova e ka humbur duelin e parë të Grupit E kundër Sllovakisë. Ndeshja e luajtur të martën në Shkup, është mbyllur me fitoren e thellë 71:38 të Sllovakisë.
Dea Pushkolli ishte më e dalluara te Kosova me 11 pikë të shënuara e katër kërcime, ndërsa me lojë të mirë u veçua edhe Astera Tuhina që pati gjashtë pikë, gjashtë asistime dhe dhjetë kërcime.
Për dallim prej Kosovës që startoi me humbje, Përfaqësuesja U20 e Shqipërisë ka shënuar fitore në ndeshjen e parë të Grupit D. Në Yerevan të Armenisë, Shqipëria të martën ka triumfuar ndaj Ukrainës me rezultatin e ngushtë 80:78.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.