Sport

Ronaldo i ka bërë me dije Juventusit se nuk do të largohet

 

Ylli i Portugalisë, Cristiano Ronaldo nuk do të largohet nga Juventusi gjatë kësaj vere. E përditshmja “Gazzetta dello Sport” ka shkruar të martën se Ronaldo tashmë i ka njoftuar krerët e Juventusit për vendimin e tij që të mbetet në Torino. Mësohet se portugezi gjithashtu ka bërë me dije se me datën 25 korrik do t’i bashkohet klubit për fazën përgatitore në prag të sezonit të ri.

Ronaldo ka kontratë me Juventusin deri vitin e ardhshëm dhe synimi i tij është ta rinovojë edhe për një vit, pasi dëshiron ta fitojë trofeun e Ligës së Kampionëve me “Zonjën e Vjetër”.