Sport

Mancini thotë se Botërori “Katari 2022” do të jetë garë mes Italisë e Spanjës

FOTO: AP
 

Rruga e Përfaqësueses së Italisë deri te trofeu në “Euro 2020” mund të mos ketë qenë më interesantja. Por, ekipi i përzgjedhësit Roberto Mancini bëri një paraqitje perfekte nga fillimi e deri në fund të turneut. Suksesi i Italisë në Kampionatin Evropian kulmoi me fitoren në finalen kundër Anglisë, 3:2 pas penalltive, në stadiumin “Wembley” në Londër.

Megjithatë, fitorja e Italisë në gjysmëfinale ndaj Spanjës ishte më e mundimshmja. Italianët vuajtën dhe patën shumë telashe përballë ekipit të Luis Enriques që dominoi plotësisht dhe lëshoi një mori rastesh për ta fituar ndeshjen. Spanja nuk arriti ta bëjë këtë dhe Italia triumfoi pas penalltive.