Sport

Bayerni në bisedime me Barçën për Roberton

 

Bayern Munichu ka nisur bisedimet me Barcelonën për shërbimet e Sergi Robertos, përcjellin mediumet e huaja të martën. Bëhet e ditur se Bayerni po kërkon huazimin njëvjeçar të Robertos me opsionin e blerjes në fund të sezonit.

Te Barcelona janë të gatshëm për një marrëveshje të tillë, duke pasur parasysh se Roberto ka kontratë me klubin deri në vitin e ardhshëm. Te Bayerni po e shohin Roberton si opsion të duhur për krahun e djathtë të mbrojtjes. 29-vjeçari sezonin e shkuar, pati 15 paraqitje për Barcelonën në La Liga.