Sport

Kosova përfundon e treta në Evropianin e Shteteve të Vogla

 

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll (femrat), ka përfunduar e treta në Kampionatin Evropian për Shtete të Vogla të mbajtur në Nikozi të Qipros prej datës 20 korrik.

Kosova e mposhti Maltën në ndeshjen për vendin e tretë, të dielën me rezultatin 70:60. Për Kosovën, kjo ishte fitorja e dytë karshi dy humbjeve që i regjistroi në këtë garë.