Sport

Majlinda Kelmendi i jep fund karrierës

 

Xhudistja kosovare Majlinda Kelmendi i ka dhënë fund karrierës në këtë sport. Kampionia olimpike këtë e ka konfirmuar në një deklaratë për KTV-në.

"Unë ndoshta këtë vit kam qenë në dyshime a të largohem apo të vazhdoj, për shkak të lëndimeve. Por në momentin e fundit kam vendosur për hatër të Tonit të vazhdoj, të garoj në Lojëra Olimpike. Fatkeqësisht nuk shkoi si duhet, nuk është se nuk isha në formë, por nuk ishte dita ime. Për mua kjo ka qenë gara e fundit, nuk e kam pritur që gara e fundit në karrierë do të shkojë kështu. Ishte e shkruar, krejt i kam fituar. I kam sjellë Kosovës mjaft emocione, mjaft lot është radha e tjerëve. Do të jem afër Tonit me u mundu me nxjerrë talente tjera prej Kosovës”, ka thënë Kelmendi.