Sport

Laçi eliminon Craiovan e Rumanisë

 

Laçi ka shkaktuar një nga befasitë më të bukura në Ligën e Konferencës, duke eliminuar Craiovan e Rumanisë në rrethin e dytë të Ligës së Konferencës.

Kurbinasit rezistuan mjaft mirë në ndeshje e dytë duke barazuar pa gola, ndërsa në të parën kishin triumfuar me rezultat 1:0.