1 perditesime
14:14

Rugova zyrtarizohet te Rahoveci

Fisnik Rugova është zyrtarizuar si përforcim i ri te KB Rahoveci. Lajmi është bërë i ditur nga “vreshtarët” nëpërmjet Facebookut.

“Fisi n'GrapeLand. Përvojë të gjatë në basketbollin kosovar. Sportist brenda e jashtë palestrave. Lojtar i shquar e me ndikim. Të gjitha këto predispozita japin shpresa të mëdha se KB Rahoveci e Fisnik Rugova, së bashku, mund të bëjnë gjëra të mëdha”, ka shkruar KB Rahoveci. Rugova ka nënshkruar me Rahovecin për një stinor. 

Sot KB Prishtina kishte njoftuar për largimin e Fisnik Rugovës.

13:18

Rugova largohet nga KB Prishtina

Basketbollisti Fisnik Rugova nuk do të jetë pjesë e Sigal Prishtinës për sezonin 2021/22. Këtë e ka konfirmuar klubi nga kryeqyteti të dielën në “Facebook”. Rugova (207 cm) që luan në pozitën e qendrës ka qenë për një periudhë të gjatë pjesë e Prishtinës, ekip me të cilin ka fituar çdo trofe të mundshëm në basketbollin kosovar.

“Pas shumë e shumë vitesh kontribut në Prishtinë, Fisnik Rugova nuk do të jetë më në klubin ku nisi dashurinë e parë për basketbollin. Fisi me Prishtinën e Prishtina me Fisin kanë fituar gjithçka që mund të fitohet në basketboll. Andaj, ne si klub Fisit i dëshirojmë shëndet së pari e shumë suksese në vazhdimin e karrierës së tij”, thuhet në njoftimin e Prishtinës.

Rugova ka luajtur edhe për KB Pejën kurse burime të afërta me lojtarin, kanë bërë të ditur për KOHËN, se ai do ta vazhdoj karrierën te skuadra e Rahovecit, me të cilën tashmë ka arritur marrëveshje.